Showbiz
Rozana Radi shfaqet në portale ballkanike për këngën “Akoma”
31 Tetor, 2024 | 4:43 pm

Pak ditë më parë Rozana Radi ka publikuar këngën konkurruese në Këngë Magjike, me Sany Dimitris “Akoma”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është përhapur masivisht në rrjet.
Por edhe pse në Shqipëri u përhap për 24 orë, Rozana ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke dhe maqedonase, teksa shkruajnë se “Akoma” dëgjohet e këndohet kudo.
Më tepër shkruajnë se kënga që këndohet gjys shqip gjys greqisht tregon më së miri se në dashuri nuk ka racizëm.














































