Showbiz
Qëndrimi i çuditshëm i Noizyt mbi protestën e Flamingove. Postimi që u publikua dhe më pas hoq
4 Qershor, 2026 | 5:51 pm

Reperi Rigels Rajku, i njohur nga publiku si Noizy, ka reaguar me tone të forta lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke ndezur debat të madh në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, artisti u shpreh kundër teorive se “po shitet Shqipëria”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që, nëse duan ndryshim, të marrin pjesë në protesta dhe jo të komentojnë nga rrjetet sociale.
Noizy, i cili shpesh është komentuar për afrimitetin e tij me qeverinë Rama, përdori edhe një gjuhë të ashpër ndaj kritikëve të projektit, duke theksuar se investimet e huaja nuk duhet parë si diçka negative për vendin.
“Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?”, është shprehur reperi, duke shtuar se ai personalisht është pro investimeve të mëdha në Shqipëri.
Më tej, ai deklaroi se kush ka lidhje emocionale apo prona në atë zonë, ka të drejtë të protestojë, por sipas tij nuk ka vend për “përralla” se vendi po i shitet shteteve të huaja.

Pas reagimeve të shumta online, postimi i Noizyt u fshi pak më vonë nga llogaria e tij në Instagram.












































