Showbiz
Pse mungoi Olta Gixhari si opinioniste?E zbulon vetë aktorja
10 Dhjetor, 2024 | 10:03 am

Në spektaklin e djeshëm të “BBVK”, Olta Gixhari nuk ishte e pranishme, vendin e së cilës e zëvendësoi Santiana Maloku. Por përse mungoi Olta vallë? Këtë e ka sqaruar vetë opinionistja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it.
Ajo ka rrëfyer për ndjekësit e saj virtualë që për shkak të temperaturës nuk mundi të ishte e pranishme në spektakël.
“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”, ka shkruar Olta.















































