Politike
Pse Edi Rama ndërroi sot pas nëntë muajsh foton e profilit të Facebook?
30 Janar, 2026 | 2:02 pm

Pa asnjë koment shoqërues, me një kamera përballë, dorën e shkarravitur që mbështet kokën dhe lapsa me ngjyra të shpërndarë përreth, kjo është fotografia e re që Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë në profilin e tij në Facebook.
Mos vallë ky veprim është largim vëmendje nga çështhe të mëdha që kanë prekur kryeministrin shqiptar kohët e fundit dhe kjo ka qënë mënyra për të bërë zhurmë?
Me këtë imazh, Rama ka rikthyer portretin personal në rrjetin social, plot nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke mbyllur kështu një kapitull simbolik të komunikimit të tij publik gjatë fushatës.
Gjatë periudhës elektorale, fotografia e profilit ishte zëvendësuar me yllin me pesë cepa një simbol që përfaqësonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ky yll mbante mbi vete edhe firmat e liderëve të vendeve të BE-së, të vendosura gjatë samitit të zhvilluar në Tiranë, duke u kthyer në një mesazh politik me peshë europiane.
Tashmë, me rikthimin e portretit personal dhe elementeve artistike që e karakterizojnë, Kryeministri duket se po kthehet te imazhi i tij i zakonshëm publik, duke lënë pas simbolikën e fushatës dhe mesazhet elektorale.



















































