Showbiz
Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen
23 Shtator, 2024 | 4:25 pm

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin. Jo duke postuar në rrjetet sociale, por duke e marrë me vete e duke e prezantuar si partneren e tij në evente të rëndësishme.
Së fundmi, ai organizoi një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të pranishmit.
Ngjarja u mbajt në New Jersey, në ambientet e Carpathia West, ku Princ Leka erdhi i shoqëruar zyrtarisht nga Blerta, e cila duket e lumtur dhe e mahnitshme.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.














































