Showbiz
Pas largimit të Atillës,reagon Drenusha:Nëse më kërkon falje, tërheq rastin në Suedi
7 Nëntor, 2024 | 8:57 am

Drenusha Latifi ka komentuar sërish largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke theksuar se ende nuk ka pranuar një kërkim falje të sinqertë nga ana e tij. Ajo shpjegoi se ka kërkuar një falje të vërtetë nga Atilla, por nuk ka marrë asnjë reagim.
“Ajo që më ka shqetësuar më shumë është dyshimi që u ngrit tek njerëzit, se ndoshta ai nuk e ka bërë vërtet atë që ka ndodhur, ose se unë kam qenë fajtore për situatën. Për këtë arsye kam hapur rastin në Suedi“, tha Drenusha para kamerave, duke sqaruar vendimin e saj.
“Nëse ai tregon pendesë të sinqertë dhe kërkon falje për veprimet e tij, pa ndonjë justifikim të pasqaruar, unë do të tërheq rastin në Suedi”, shtoi ajo.














































