Showbiz
Pas disa muajsh nga lajmi,Erjola Doçi komenton videon me Azet
15 Tetor, 2024 | 10:22 am

Ur Erjola Doçu ndodhej në shtëpinë e BBVA,në rrjet qarkulloi një video e saj me këngëtarin Azet duke aluduar se midis dyshes kishte diçka.
Erjola ka shprehur dikur se janë thjesht miq por mesa duket rrugës ka ndërruar mendje sepse tani thotë se nuk është ajo.
Pasteoni syzet,shpëlani sytë,bëni çtë doni,Erjola nuk është Erjola!
Teksa ishte e ftuar në një intervistë, Erjola u shpreh.
“Jo nuk jam unë ajo, vendosni syzet, unë jam një person krejt tjetër’’.
Por si thoshte dikur?
“Kjo është një video e imja në Snapchat dhe fatkeqsisht unë nuk e kam Snap-in. Nuk e di si më është vjedhur. Momentalisht kam vetëm Instagram-in dhe WhatsApp-in. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje me të dhe video-ja duket që është miqësore.”- është shprehur ajo.
Mimikat e saj e tradhëtuan teksa la të nënkuptohej se mes tyre ka patur ose vërtetë ka diçka.














































