Kryefjala Logo

Panik në ndeshjen Partizani-Elbasani, mbrojtësi bie pa ndjenja

31 Janar, 2026 | 7:14 pm

Minuta e 85-të e ndeshjes Partizani-Elbasani solli momente paniku për lojtarët në fushë dhe tifozët në tribuna.

Mbrojtësi i Partizanit, Saliu Sembene ra pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”.

Ambulanca u fut menjëherë në fushë, ndërsa edhe stafi mjekësor dha ndihmën e shpejtë.

img 0241

Më pas Sembene u largua me barelë drejt dhomës së zhveshjes, ndërsa nuk u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit.

Ndeshja ndërkohë rinisi pas pesë minutave.

Të ngjashme