Lajme
Panik në Durrës, autobusi me pasagjerë përfshihet nga flaka
10 Maj, 2025 | 5:33 pm

Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Durrës, pranë sektorit të Hekurudhave. Autobusi i linjës urbane Durrës-Plepa ishte në lëvizje dhe po transportonte pasagjerë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se fillimisht u vu re tymi në që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, ndërsa shoferi ka arritur të ndalojë në kohë. Ky incident shkaktoi panik mes udhëtarëve, teksa shoferi ka ndihmuar në evukuimin e tyre.
Autobusi është djegur plotësisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dha kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt teknik, megjithatë pritet një ekspertizë për ta përcaktuar.


















































