Showbiz
Nuk ka burg!Antonela Berishën e “mbulojnë” me buqeta me lule: Mirë se u ktheve bisha
25 Tetor, 2024 | 10:17 am

Njëra nga motrat Berisha, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës. Prej muajsh ajo ndodhej në arrati pasi së bashku me të motrën, Marielën, dhunuan barbarisht të renë, Klea Prenga, dy motrat Berisha vendosën të dorëzohen ku ishte Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën.
Epo si duket “ditët e këqija” për Antonelën kanë përfunduar dhe kështu ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive. Kjo mungesë e ish-konkurrentes së “Përputhen” është ndjerë dhe te miqtë e saj si dhe bashkëpuntorët të cilët së fundmi e kanë “mbuluar” në lule”.
Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.
Pas dhunës barbar që i bënë Klea Prengas teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024, dy motrat u larguan drejt Dubait ku dhe u fshehën gjat֝ë gjithë kohës.
Ka dyshime se Klea Prenga është vënë nën shënjestër të motrave Berisha, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.
Sakaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dalë në përfundimin se Klea Prenga ka pësuar shëmtim të përhershëm të fytyrës nga goditja me gotë qelqi. E reja u është nënshtruar dy ekzaminimeve të ndryshme, një në momentin e parë kur ka ndodhur konflikti, ku është konstatuar se ka humbur ndjeshmërinë në anën e djathtë të fytyrës dhe në anën e djathtë të buzës. Ndërkohë në dëshminë e saj Mariela Berisha u zotua që t’ia paguajë të gjitha shpenzimet e operacioneve blogeres.
Ajo kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë dy vjeç për të rritur dhe shprehu pendesë për veprën e kryer.
Mariela Berisha deklaroi se ka mbi një vit që po kalon një moment të vështirë dhe pretendon se sulmi ndaj Klea Prengës nuk ka qenë i planifikuar.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë,” tha Mariela më 18 tetor.
/Newsbomb.al/















































