Showbiz
Noizy tërheq padinë ndaj Clevios: U bëra pishman!
17 Prill, 2023 | 9:40 am

Noizy duket se ka vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi në një postim të gjatë në Facebook, ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.
Një fragment nga postimi i Noizy-t:
Pas një bisede të gjatë me disa miq të perbashket dhe me vllain e K, “qerosi” mora kohë të ndaj me ju per herë të fundit historinë si ka nis nga fillimi e deri këtu ku jemi sot. Kjo është historia e vertetë dhe jo me genjeshtra dhe intriga. Kush e mend para disa vitesh shtator 2020 kur ku përpow të zihet me Florian Markun? Këtu nis gjithcka, tenton të gjuaj Florianin me thikë pa asnjë pikë arsyeje, më pas ato ditë fiksohet dhe me mu, dhe në momentin ku u permend emri Noizy bëhet viral, dhe me sa duket kjo gjë i ka pëlqyer sepse i erdhi dicka që kurrë se ka perjetuar më perpara, fama ose vemendja. Mirëpo ajo vemendje ose famë nuk i pëkiste K por i perkiste Noizy’t dhe ty të erdhi për shkak të emrit që ti permend dhe në momentin kur Noizy nuk permendej mbas disa ditesh fillon e bie audienca, dhe këtë gjë K filloj ta kuptojë, dhe cfarë të bëjmë që vemendja mos të bie?
Duke u ndalur tek padia Noizy thotë se ka vendosur ta tërheqë këtë të fundit:
“Gjithsesi sërish u bëra pishman sepse s’dua të perfundojë asnjë person i mbyllur për shkak meje, vendosa të terheq ato cfarë kam thenë, jo nfa frika se e dinë shumë mirë njerëzit se sa frikë kam unë por nga burrnia që më ka mëszar jeta dhe familja. Sot më premtoi vëllai vet që ta duroj edhe pak deri sa të dali ai vet do e ketë në kontroll, unë kam vendos të shkoj neser ta takoj K dhe ta paralajmeroj për herë të fundit. Ky është sqarimi im i fundit për këtë gjë nëse edhe një herë të vetme do më provokojë mos më thoni pastaj Pse.”, përfundon Noizy statusin e tij.













































