Kryefjala Logo

Nga paniku te e qeshura, si reagoi Greta ndaj rrengut të Shëndritit

2 Maj, 2026 | 2:11 pm

Të ruash miqësinë pas përfundimit të Big Brother nuk është gjithmonë e thjeshtë, por Shëndriti dhe Greta Kazazi duket se e kanë mbajtur të njëjtin raport si brenda shtëpisë. Madje, aq të afërt sa ai vendosi t’i bëjë një rreng që për pak sa nuk e vuri në siklet serioz.

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:30, kur Shëndriti e telefonon me një ton që të bind menjëherë se diçka nuk shkon. I thotë se sapo ka kaluar tunelin e Kalimashit dhe makina i ka nxjerrë tym, duke e lënë në mes të rrugës.

Greta e merr situatën shumë seriozisht dhe nis të shqetësohet realisht, duke e pyetur menjëherë nëse kishte hedhur benzinë. Ndërkohë, nga ana tjetër e telefonit, ai mundohej të përmbante të qeshurën.

Aty u duk qartë se marrëdhënia e tyre nuk është thjesht për sy e faqe. Pa hezitim, Greta ofrohet të organizojë menjëherë ndihmë dhe i thotë se do të gjejë një makinë për t’u nisur drejt tij bashkë me Onnon, edhe pse ishte natë.

Por në momentin kur ajo po bëhej gati të nisej, Shëndriti e ndërpret lojën. Mes të qeshurash, i rrëfen se gjithçka ishte një rreng dhe se ndodhej i qetë në shtëpi. Greta në atë moment i tha: O dreq, o budalla, o idiot do të të vras”.

Të ngjashme