Kryefjala Logo

Nëna e Eminem ndërron jetë pas sëmundjes të rëndë

4 Dhjetor, 2024 | 5:43 pm

Nëna e Eminem, Debbie Nelson, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin në mushkëri. Betejë të cilën nuk ka arritur që ta fitojë.

Sipas një raporti të TMZ, ajo dha frymën e saj të fundit në moshën 69-vjeçare në San Joseph, Missouri. Diagnoza e saj e kancerit u bë e ditur për herë të parë në shtator, me burime pranë saj në atë kohë që thanë se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar.

Marrëdhënia e Eminemit me nënën e tij nuk ishte gjithmonë e mirë, pasi ai e akuzoi publikisht në fillim të karrierës së tij se ishte abuzive dhe e pakujdesshme.

Të ngjashme