Showbiz
Në qoftë se BB VIP Albania 4 do të jetë i lezetshëm si promo që prezantoi Ledioni, atëherë do kemi super spektakel
9 Dhjetor, 2024 | 4:10 pm

Pak minuta më parë Ledion Liço ka publikuar promon e fillimit të BB VIP 4, i cili pritet të jetë në 21 dhjetor.
Kjo është një nga promot më të veçanta që ka bërë Big Brother në historinë e tij. Ledioni ka bërë autoironi me veten, ku ai ka përdorur batutat që u bënë meme nga sezoni kaluar, dhe fjalët më të përdorura prej tij. Sigurisht nuk mund të lihej pa u vënë re edhe ngacmimi ndaj Arbana Osmanit. Ndonse ai e ka realizuar mjaft bukur duke mos kaluar në vulgaritet.
Në këtë promo Ledioni ka luajtur me veten dhe e ka bërë me shumë sportivitet. Shpresojmë që njëlloj si promo edhe skaleta, performanca e opinionistëve dhe përzgjedhja e banorëve këtë vit të jetë në nivel zbavitës dhe jo sherre e banalitete.














































