Kryefjala Logo

Në një lidhje me vëllain e Loredanës? Flet Edona James

26 Nëntor, 2024 | 5:22 pm

Rrjeti po zien, pasi po përflitet se ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Edona James është në lidhje me vëllain e reperes Loredana Zefi.

Në media u aludua se ajo ka nisur një lidhje romantike me Ilir Zefin.

Por, Edona për ‘Prive’ ka mohuar këta zëra, duke thënë se janë vetëm miq të mirë, madje ajo u shpreh se tërhiqet nga djemtë më të ri.

Deri më tani nuk dihet ende asgjë për jetën e saj personale, ama është tejet aktive në rrjetet sociale dhe në ekran.

Të ngjashme