Lajme
Ne 27 korrik,Fatmir Mediu del para togave te zeza per tragjedine e Gerdecit!
9 Korrik, 2021 | 11:49 am

Ish ministrini mbrojtjes,Fatmir Mediu do te dale perpara togave te zeza ne daten 27 korrik 2021 per ceshtjen e Gerdecit.
Ka qene Gjykata e Posacme kunder Krimit dhe Korrupsionit qe ka caktuar daten pasi dy muaj me pare Prokuroria Speciale SPAK beri revokimin e vendimit te Gjykates se Larte te dhene pas tragjedise ku pushonte hetimet per Fatmir Mediun.
Sipas SPAK,ish ministri nuk ka me imunitet dhe duhet te perballet me ligjin.
Gjygjtari do te jete Erjon Çela.
Njoftimi i SPAK:
“Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.
Për shkaqet e mësipërme, në datën 05.05.2021 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vijimin e proçesit gjyqësor ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.


















































