Kryefjala Logo

Ndodh në “Ferma Vip”! Fermerja i drejtohet Arbana Osmanit: K*çkë

5 Maj, 2026 | 2:03 am

Një situatë e tensionuar është regjistruar mbrëmjen e sotme në spektaklin Ferma VIP, duke shkaktuar reagime të forta mes konkurrentëve.

Kur moderatorja iu drejtua Fabjolës  për një reagim, ajo u përgjigj me fjalët: “Po kuçkë, po dëgjojmë”, 

Ky moment ka ardhur në një moment të tensionuar pas eliminimit të Adion nga gara.

Një shprehje që la të shtangur jo vetëm publikun, por edhe panelin në studio. Reagimi ishte i menjëhershëm.

Opinionisti Ermal Mamaqi nuk e fshehu habinë, duke i thënë: “Ti i drejtohesh prezantueses me këtë fjalë? Nuk është parë ndonjëherë, ke kapur rekord.”

Ndërkohë, edhe Einxhel Shkira reagoi me tone kritike, duke shtuar: “Ju nuk keni faj, sepse kur marrim mundimin ne të komentojmë nivelin tuaj, është turp për ne, jo për ju.”

Situata u përpoq të qetësohej nga moderatorja Arbana Osmani, e cila ndërhyri duke theksuar se e kupton reagimin e Olës. Sipas saj, ajo ishte emocionalisht e ngarkuar për shkak të largimit të Adionit, ndaj kërkoi që debati të mos zgjatej më tej dhe të merrej me sportivitet.

Revolta e Oles lidhet edhe me një situatë të mëparshme, ku sipas saj, Mimoza e kishte ofenduar modelen në të njëjtën mënyrë, por kjo ishte toleruar nga të tjerët, duke krijuar ndjenjë padrejtësie dhe standardesh të dyfishta.

Të ngjashme