Kryefjala Logo

Ndërron jetë vëllai i Sheila Haxhiraj, punonjësi i gardës qëlloi veten sot

15 Tetor, 2024 | 10:24 pm

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, i cili ditën e sotme qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.

37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Qytet Studenti.

Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother VIP 1”, Sheila Haxhiraj.

Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, duke u përqendruar në faktorët personalë dhe profesionalë që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të kryer vetëvrasje.

04501B6C F2B3 491C 9BEF 9F42D08B1546

Të ngjashme