Kryefjala Logo

Pas akuzave për ngacmim seksual brenda BBVA, Rogert Sterkaj thyen heshtjen

13 Qershor, 2026 | 9:26 am

Pas deklaratës së bërë publike nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, e cila pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rogerti ka mohur këto akuza:

“U habita kur dëgjova se këto pretendime ngriheshin tani, pasi në atë kohë nuk isha vënë në dijeni të ndonjë problemi. Gjithashtu, vërej se, deri më sot, ne mbetemi të lidhur në mediat sociale, gjë që i bën këto akuza edhe më të pabesueshme nga ana e filanes!!!”

Ai e ka shoqëruar postimin me shprehjen: “Kujdes FAKE news!!!”.

img 6225

Debati ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Deri në këto momente, bëhet fjalë për deklarata publike të palëve dhe nuk ka prova apo konfirmime të pavarura që të vërtetojnë pretendimet e ngritura.

Të ngjashme