Kryefjala Logo

Roza Lati derdh lot në protestë: “Ne nuk jemi viktima”

12 Qershor, 2026 | 8:47 am

Moderatorja Roza Lati ka emocionuar me fjalimin e saj gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Mes emocionesh të forta, ajo nuk i mbajti dot lotët teksa foli për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe veçanërisht të të rinjve në tubim.

Roza u shpreh se ndihet krenare për rininë shqiptare, duke treguar se pamjet që pa në protestë e prekën thellë emocionalisht.

“Jam shumë krenare për rininë shqiptare. Bëra një video dhe pashë kaq shumë njerëz sa mu mbushën sytë me lot. Janë ngritur shqiptarët. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Lati theksoi se shqiptarët nuk duhet të pranojnë të jenë spektatorë të zhvillimeve që ndikojnë jetën e tyre, por të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes.

“Ne nuk jemi viktima, nuk jemi të vdekur që ecim mbi tokë. Ne nuk jemi ata që rrimë në kafe. Ne jemi shqiptarë”, deklaroi ajo.

Roza komentoi edhe deklaratat e kryeministrit lidhur me influencerët, duke thënë se nuk u kushton rëndësi. Sipas saj, edhe nëse protesta nuk sjell ndryshim politik të menjëhershëm, të paktën duhet të shërbejë që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

“Edhe nëse nuk rrëzohet kjo qeveri, të paktën të binden që të bëhet si thotë populli, jo sipas mendjes së tyre”, u shpreh ajo.

Të ngjashme