Lajme
Tragjedi në Gjirokastër/ Humb jetën 15-vjeçari teksa lahej në pishinë
10 Qershor, 2026 | 3:37 pm

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Gjirokastrës, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një pishinë private në fshatin Mashkullorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në një kompleks pushimi, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.



















































