Kryefjala Logo

Mozzik ka një mesazh për Loredanën: Unë mund të jem çdo gjë, përveçse një baba i keq!

19 Prill, 2023 | 10:14 am

Pas ndarjes nga njëri-tjetri Mozzik dhe Loredana  nëpërmjet teksteve të tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindërit perfekt për Hanën e tyre të vogël.

Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.

Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje të nxehtë sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë, ku thumbon Loredanën: “Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre.”

839F6604 5F43 4579 94B0 C22123D61A79

Të ngjashme