Showbiz
Motra e Luizit me mesazhin e ndjerë për babain i preku të gjithë
10 Prill, 2023 | 11:25 am

Luiz Ejlli është personazhi kryesor i këtij edicioni Big Brother Vip Albania.
Popullariteti i tij nuk ka qënë kurrë kaq i madh dhe me siguri ajo që e pret jashtë do ti ndryshojë jetën.
Motra e tij,Ina Ejlli jeton larg të vëllait por asnjëherë larg me zemër dhe në postimin e saj të fundit që i shkruan babait të ndjerë dhe nuk harron të përmendë edhe vëllain.
Postimi i plotë i Ina Ejllit:
“Babi… Endrra jote qe kishe për Luizin u realizua tashmë .
Ti kishe ëndërr që ta njihnin Luizin të gjithë anembanë Shqipërisë, prej talentit të tij të muzikës.
Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo ëndërr që kishe për të u realizua por ti nuk je pranë tij. Nuk je për ta mbështetur dhe të shikosh se sa shumë e duan Luizin.
Por jam e bindur që ti po lutesh për ne nga qielli.
Jam e bindur që ti tashmë dëshirën e zjarrtë që kishe për Luizin tu ka plotësuar.
Të duam, dhe shpirti yt u prehft në paqe.”













































