Showbiz
Mike Tyson reagon pas humbjes: “S’jam penduar që hyra në ring për herë të fundit”
17 Nëntor, 2024 | 12:14 pm

Legjenda boksit Mike Tyson u mund të premten në stadiumin AT&T në Arlington, duke i lënë fansat të zhgënjyer.
Fillimisht e caktuar për në korrik, ndeshja u shty për shkak të problemeve shëndetësore të Tyson.
“Kjo është një nga ato situata kur humbe, por megjithatë fitove. Unë jam mirënjohës për natën e kaluar. Nuk jam penduar që hyra në ring për herë të fundit,” shkroi Tyson në një postim në X. “Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Pata tetë transfuzione gjaku. Humba gjysmën e gjakut dhe 11 kilogramë në spital dhe duhej të luftoja për t’u shëruar që të bëja ndeshjen, kështu që fitova. Të shoh fëmijët e mi, të qëndroj këmbë më këmbë dhe të përfundoj tetë raunde me një luftëtar të talentuar gjysmën e moshës sime përpara një stadiumi të mbushur plot në Dallas Cowboy është një përvojë që askush nuk ka të drejtë ta kërkojë. Faleminderit.”














































