Showbiz
Mevlan Shaba përfshihet në një aksident, ja gjendja e tij shëndetësore
12 Prill, 2023 | 5:55 pm

Ish konkurrenti i Përputhen, Mevlan Shaba është përfshirë në një aksident. Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ishte mjaft i rëndë por fatmirësisht pa pasoja për ish-konkurrentin e njohur.
Ka qenë vet Mevlani që përmes rrjeteve sociale ka folur për aksidentin duke zbuluar se gjendja e tij është e mirë.
Përmes këtij postimi u bëri thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm në trafik, për shkak së shpejtësia dhe pakujdesia mund t’iu kushtojë jetën.














































