Kryefjala Logo

Mënyra e veçantë që Granit Xhaka zbuloi se do të bëhet baba për herë të tretë

24 Nëntor, 2024 | 3:09 pm

Granit Xhaka, mesfushori kosovar që luan për Bayer Leverkusen, ka shënuar golin e pestë në ndeshjen kundër Heidenheim-it.

Pas golit, Xhaka festoi në një mënyrë të veçantë, duke dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. Sikurse shihet, ai ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita, tashmë janë prindër të dy vajzave dhe po presin me gëzim zgjerimin e familjes së tyre.

75B03D21 D433 4F47 BF19 EFD61915F41E

Të ngjashme