Showbiz
Mateo i drejtohet babait të Brikenës me një urim të ngrohtë për ditëlindje
15 Korrik, 2026 | 11:44 am

Brikena Selmani ka shfrytëzuar puntatën e fundit në emision për t’i bërë një dedikim të veçantë babait të saj, i cili feston ditëlindjen.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 u surprizua fillimisht nga moderatori Edi Manushi, i cili i kujtoi ditëlindjen e të atit dhe i dha mundësinë ta uronte publikisht.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi, shumë urime për ty, të dua shumë”, u shpreh Brikena.
Menjëherë pas urimit, Manushi iu drejtua edhe Mateo Borrit, duke e pyetur nëse kishte diçka për të thënë.
Mateo nuk ngurroi t’i bashkohej urimit, duke thënë:
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç.”
Ky moment riktheu në vëmendje një episod të ndjerë nga Big Brother VIP Albania, kur Brikena mori një telefonatë surprizë nga babai i saj. Në atë bisedë, ai u shpreh krenar për vajzën e tij dhe nuk harroi të përshëndeste edhe Mateon.
Edhe Mateo i kishte drejtuar fjalë të ngrohta babait të Brikenës, duke i thënë:
“Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë.”










































