Showbiz
Orinda Huta në pritje të ëmbël? Reagon moderatorja
14 Korrik, 2026 | 10:07 am

Një video e publikuar nga Orinda Huta në Instagram mjaftoi për të ndezur menjëherë aludimet në rrjet se moderatorja mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Në pamjet e shpërndara, Orinda shfaqej pranë bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, dhe vajzës së tyre, teksa familja kalonte momente të ëmbla së bashku. Fustani që kishte veshur moderatorja dhe një moment ku Turjani e përqafon bënë që shumë ndjekës të mendonin se ajo po fshihte një shtatzëni.
Komentet me urime nuk vonuan, por Orinda vendosi t’u japë fund spekulimeve me një reagim të drejtpërdrejtë.
Përmes një postimi në Instagram, moderatorja sqaroi se nuk është në pritje të ëmbël, duke zbuluar me humor se gjithçka lidhej thjesht me ditën e parë të ciklit.
“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju duaaaa”, shkroi Orinda krahas disa fotove me të njëjtin fustan.
Me këtë reagim, moderatorja i dha fund zërave që qarkulluan në rrjet, ndërsa postimi i saj u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.











































