Showbiz
Martesa dhe ndarja e bujshme e Pacollit dhe Ana Oxa!Si i ktheu këngëtarja mbrapsht gjithçka
12 Prill, 2023 | 3:26 pm

Është padyshim bashkimi dhe ndarja më me zë i showbizzit shqiptar ai midis Behgjet Pacollit,biznesmen dhe Ish-President i Kosovës dhe këngëtares së famshme me origjinë shqiptare,Ana Oxa.
Lidhja e tyre nisi në vitin 1999 dhe përfundoi në vitin 2002.Ata i bashkoi në fakt një problem shëndetësor i këngëtares,kohë kur Pacolli dërgoi dy mjekë të kujdeseshin për të.
Biznesmeni ka fajësuar gjithmonë motrën e këngëtares si shkakun e divorcit pasi ishte xheloze për raportin e tyre.
Pacolli ka rrëfyer se pas ndarjes,Oxa ka kthyer mbrapsht të gjitha dhuratat që ai i kishte bërë dhe e cilësoi si një zonjë fisnike.
Kjo temë është rihapur në emisionin “Opinion” ku të ftuarit kanë folur rreth kësaj marrëdhënie.
Ndarje e bujshme, ai në fakt ka thënë në “Opinion”, kishim një mospërputhje, flinte ditën dhe punonte natën, unë flija natën dhe punoja ditën. Kështuqë nuk takoheshim. Në librin e tij shkruan me shumë seriozitet për këtë.
Agim Baçi: Edhe mënyra se si iku ajo duke i thënë se nuk kam nevojë për asgjë tënden. Momenti i ikjes së saj është i barasvlefshëm me gjestin e Pacollit kur i çoi asaj dy mjekë. Edhe ajo ia di.
-Kjo ka pasur një nga dasmat më të bujshme që është zhvilluar në Zvicër apo jo? Secili nga të ftuarit mori një pikturë të Ibrahim Kodrës dhuratë dhe ftesa ishte bërë nga ai.
Iva Tiço: Ka qenë ndër dasmat më të bujshme dhe mediatike, dhe një nga çiftet që bëri një bashkim shumë të bukur, po të kishin vazhduar bashkë do ishte një simbiozë shumë e bukur. Ishte një super çift, do ishin të dy të pandalshëm!
Helidon Haliti: Ky rasti i Kodrës është vërtet pikant, por më pëlqejnë shumë si çift të jem i sinqertë dhe më vjen mirë që Ana Oxës që këndonte në skenë gjithmonë zbathur, iu dha rasti të vishte këpucë në dasëm. Duhet patjetër të vishte diçka fantastike sepse donte patjetër të shkelte skenën, në pamundësi për të shkelur burrin e vet.













































