Showbiz
“Luiz Ik!” Grusht shteti për “Kryeministrin” e BBVA
14 Prill, 2023 | 11:46 am

Në shtëpinë e Big Brother pati zgjedhje dhe Kryeministër u bë Luiz Ejlli.Por karrigia e tij e pozitës filloi të tatëpjetën shumë shpejt.
Banorët duan ta rrëzojnë dhe kanë nisur menjëherë nga puna.
Përfaqësuesit e popullit,Dea dhe Bledi ishin organizatorët e protestës duke ftuar edhe Kiarën.
Arsyeja?
“Të mbrojmë gjumin e mëngjesit”
Por ato ditë për Kiarën janë larg sepse ajo nuk e ka më problem gërhimën,madje zgjohet edhe herët tani ndaj edhe nuk I është dukur e arsyeshme të marrë pjesë.
Dea e ka quajtur Kiarën të korruptuar dhe bashkë me Bledin kanë marrë nëpër duar mjete rrethanore si tenxhere dhe tigan duke u drejtuar tek Luizi për ti kërkuar dorëheqje.
“Kryeministri” u ngrit nga krevati dhe u largua duke injoruar protestën.
Meqënëse nuk ka charter si Kryeministri jonë që të zgjedhë një shtet për t’iu larguar protestave,ky Kryeministri i Big Brotherit maksimumi deri në pishinë mund të shkojë.













































