Kryefjala Logo

Nuk ka më surpriza:Grida Duma në Top dhe Ori Nebiaj në parlament!

15 Nëntor, 2022 | 10:13 pm

Një lojë shahu midis Parlamentit dhe Top Channel ku njëri merr mbretëreshën dhe tjetri mbretin.
Një lëvizje e papritur nga Grida Duma ku ditë më parë dha dorëheqjen për ta parë tashmë në emisionin që dikur mbante emrin e Sokol Ballës.

Në këtë lojë shahu,Balla ishte një ushtar i thjeshtë i cili doli nga fusha pa lëkundur aspak strategjinë e lojtarit.
Ori Nebiaj në anën tjetër,bëri lëvizjen e saj..
Është “AbcNews” me gazetarin Juxhin Mustafaraj që bën me dije se moderatorja ka hequr dorë nga programi i “Për’puthen” për të qënë pjesë e parlamentit si deputete.
Ajo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe kështu merr vendin e Grida Dumës që tani e përshëndet nga ekrani që dikur ishte tavolina shahut e Orit.

Një shprehje Italiane rreth shahut thotë:
“Në fund të lojës,mbreti dhe pengu kthehen në të njëjtën kuti..”

Të ngjashme