Kryefjala Logo

Ndërkohë që Erion Veliaj akuzohet se blen vota, Ajola Xoxe ka blerë ndjekësit në Instagram

20 Nëntor, 2022 | 8:07 pm

Në kulmin e debateve dhe akuzave të opozitës se Erion Veliaj bashkë me kupolën e tij po bëhen gati të derdhin miliona euro për të blerë nëpërmjet votave postin e kreut të bashkisë së Tiranës për zgjedhjet lokale 2023, duket se e shoqja e tij Ajola Xoxe e ka paraprirë.

Ajolës nuk i duhen vota nga elektorati sepse ajo merret me prodhim videoklipesh (kryesisht të artistëve që përkrahin publikisht bashkëshortin e saj Veliaj) por i duhen ndjekës në Instagram.
Aktualisht ajo ka 191 mijë ndjekës por nga një analizë që i bëmë profileve të tyre del se ata janë në masë të madhe të huaj dhe kryesisht sllave.

Analiza e shoqëruar me video dhe foto që gjenden në këtë shkrim, tregon qartë se Ajola Xoxe është “infektuar” nga i shoqi që flitet se një gjë të tillë po e bën me votat, dhe kërkon që statusin si producente e ndjekur në rrjete sociale me dhjetra mijëra ndjekës ta paguajë nëpërmjet aplikacioneve apo njerëzve që kundrejt parave të sjellin ndjekës fallco ose nga nënshtetësi qe nuk kanë lidhje me personazhin në fjalë.

Dikur këtë veprim e bënin vajzat e pasuksesshme të Instagramit që duke blerë ndjekës kujtonin se fitonin një lloj statusi në publik, ose të tjera siguronin lidhje me “djem Londre” me lekë të cilët i krenoheshin shokëve që po shoqëroheshin me VIP-e Instagrami.
Por kur ky veprim vjen nga Ajola Xoxe,e shoqja e Erion Veliajt,kryetar i Bashkisë së Tiranës shndërrohet në një veprim qesharak dhe antipatik.

Fakti që ndjekësit e Ajola Xoxes janë të huaj (të blerë ose jo, kjo nuk ka ndonjë rëndësi jetike pasi tarifat janë të aksesueshme nga të gjithë), tregon se ajo nuk gezon simpati në publikun e gjerë, pasi vetëm nga tag-et që i kanë bërë Noizy, Alban Skenderaj, Elhaida Dani apo Dua Lipa etj ajo duhej të ishte rritur shumë në Instagram, por mesa duket antipatia që lexohet për Erionin në komente ka ndikuar për keq edhe në reputacionin e saj.

3FFC6BD5 CB3E 4D38 B257 B145B6A44BE0

81EA7DED 82BB 4B25 A81A CEEEC1465234

C0235A62 34D9 4593 9091 6BFD62C7CE5B

Të ngjashme