Showbiz
Kristi kundër çiftit:”Nuk keni identitet dhe karakter”
11 Prill, 2023 | 12:00 pm

Kristi dhe Luizi i kanë lënë pas ditët e miqësisë duke i zëvendësuar ato me debate dhe ofeza të ndryshme(brenda kontekstit të lojës lol)
Një tjetër debat mes tyre shpërtheu mbrëmë dhe me ndërhyrjen e Kiarës,Kristi nuk u kursye ndaj të dyve.
Luizi akuzoi Kristin se po mundohet të afrohet me Jorin sepse është e vetmja mënyrë që ai di të luajë dhe Kristi is kthen me:”Dhe ti me marrëdhënie ke ecur”
Kiara-Si thua që ka ecur vetëm me marrëdhënie kur ka bërë lëmsh gjithë shtëpinë?
Kristi- Meritë e madhe kjo!
Kiara-Në lojë normal
Kristi-Prandaj them unë që ju jeni pa karakter, se mbështet një gjë që e di që s’është e mirë
Kiara-Pse s’është e mirë për ty nuk do të thotë që nuk është për mua
Kristi-Po nuk ke karakter o Kiara, s’ke personalitet
Kiara- Një argument ndjek ti, e kam dëgjuar këtë që kur kam hyrë. Ti ngele një herë te njëra iher te tjetra.
Kristi- Nuk keni identitet fare, jeni dy njerëz që keni ecur me gjërat më mediokre që ka në botë.













































