Showbiz
“Kam humbur para, por jo veten” – MC Kresha flet për sakrificat në muzikë
2 Maj, 2026 | 8:10 am

MC Kresha ka ndarë disa nga reflektimet më të sinqerta mbi karrierën dhe industrinë muzikore.Në një intervistë ai theksoi se frymëzimi për krijimtarinë e tij nuk vjen nga një burim i vetëm, por nga përditshmëria dhe emocionet që përjeton.
“Frymëzimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka specifike. Është më shumë një përzierje ndjenjash nga jeta e përditshme që më japin shkëndijën për të shkruar”, u shpreh ai.
Por një nga momentet më të forta të intervistës ishte kur reperi foli për presionin e industrisë muzikore. Sipas tij, shpesh i është kërkuar të ndryshojë identitetin artistik për t’iu përshtatur tregut, diçka që ai nuk e ka pranuar gjithmonë.
“Industria të kërkon të bësh gjithçka që ti nuk je. Ka pasur raste që kam bërë kompromis, por ka pasur edhe raste kur nuk i kam dëgjuar dhe kam humbur para”, tha Kresha, duke nënvizuar se integriteti artistik për të ka qenë gjithmonë prioritet.
I pyetur nëse është penduar për këto humbje financiare, ai u shpreh i bindur në zgjedhjet e tij: “Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ato para të vijnë te unë.”
Deklaratat e tij u interpretuan si një mesazh i qartë për artistët e rinj: suksesi nuk duhet të vijë në kurriz të identitetit.












































