Showbiz
Jennifer Aniston kujton fëmijërinë:”Kam ankth kur miqtë e mi bëjnë njësoj me fëmijët e tyre”
5 Tetor, 2024 | 10:09 am

Me sa duket ka një gjë që i ka shkaktuar trauma Jennifer Aniston kur ishte e vogël: kërcimet belly-dance.
E pranishme në shfaqjen e Jimmy Kimmel, ylli i Friends rrëfeu se prindërit e saj e detyronin të kërcente para të ftuarve në prag të Krishtlindjeve.
“E dini, grekët pëlqejnë çdo lloj darke familjare, ata thonë, “Hajde të ngrihemi dhe të shikojmë” – është si kur i thua fëmijës, “Luaj piano për të gjithë, le të këndojmë për të gjithë,” -tha aktorja.
Ajo gjithashtu shtoi se kujtimet e shfaqjeve të saj ishin aq të këqija sa shpesh kishte PTSD (çrregullim i stresit post-traumatik).
“Nuk kishte asnjë lidhje me Krishtlindjet, madje”, theksoi ajo, duke shtuar, “Ishin thjesht, “Le ta poshtërojmë Jen në Krishtlindje.”














































