Showbiz
Injorim total! Ish-çifti shmangën njëri-tjetrin në studio, Rozana Radi thyen heshtjen për MC Kreshën: Pse preferova të mos flas
2 Maj, 2026 | 10:14 pm

I pamundur për të mos u vënë re ishte tensioni në ajër kur MC Kresha u ul së fundmi në studion e “Goca dhe Gra”.
Krahas MC Kreshës, Rozana bëri diçka që televizionit (por as asaj) zakonisht nuk i pëlqen: zgjodhi heshtjen. Ajo shmangu kontaktin me sy me Kreshën pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa kameramani, paksa i pamëshirshëm, e kapte herë pas here në plane të afërta: serioze, e përmbajtur, ndonjë buzëqeshje e lehtë që dukej më shumë si siklet a nënqeshje.
Dhe pastaj erdhi pyetja finale nga Rudina Dembacaj: a ishte kjo hera e parë që MC Kresha ndodhej në një studio me Rozanën? Pauzë. Shikime që shmangen. Një “jo” e thjeshtë që doli nga reperi.
Në fund të emisionit, Rozana vendosi të flasë hapur për këtë takim:
“Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, e respektoj për artistin që është. Preferova më tepër ta dëgjoja sesa të flas, duke respektuar partnerët reciprokë… Në këtë studio nuk i zgjedh unë të ftuarit. Për mua vazhdon të mbetet një artist shumë i mirë…”

Për ata që ndoshta nuk e dinë, MC Kresha dhe Rozana Radi kanë ndarë një kapitull romantik dikur, një histori që zgjati rreth një vit dhe u mbyll në vitin 2012. Madje, bashkë kanë edhe një bashkëpunim artistik, këngën “Jaba Daba Du”, me të cilën konkurruan në Kënga Magjike 2011.












































