Showbiz
Ilir Shaqiri sulmon Mimoza Ahmetin: “Të kanë mësuar serbët”, shkrimtarja kundërpërgjigjet ashpër
4 Qershor, 2026 | 6:22 pm

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP”, duke sjellë replika të forta dhe akuza personale.
Gjithçka nisi teksa Mimoza iu drejtua Ilirit me fjalët: “Je injorant Italie, ke mësuar ato gjërat e italianëve e kujton se çfarë. Unë i kam shqiptarë.”
Menjëherë pas kësaj, Iliri e pyeti: “Nga shkia?”, duke e acaruar edhe më shumë situatën mes tyre.
Shkrimtarja nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej ashpër, duke thënë: “Nga shkia e satëme, shih atë gruan tënde, atë kalamanin tën se s’di një fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë.”
Nga ana tjetër, Iliri reagoi duke mbrojtur familjen e tij: “Kalamanit e gruas time t’i marrësh të ligat ti. Të gjitha, nga gjuha e nga ajo që bëjnë çdo ditë, t’ja marrësh e t’ja shijosh edhe ta lezetosh.”
Debati i tyre ka bërë menjëherë xhiron në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, mes atyre që mbështesin Ilirin dhe atyre që dalin në krah të Mimoza Ahmetit.











































