Kryefjala Logo

Gjithë Bota nën një çati! Kurora e më të bukurës së globit shpallet në Tiranë

15 Tetor, 2024 | 5:39 pm

The Miss Globe 2024 arrin finalen e madhe: Eva Murati dhe Alban Xhihani prezantuesit e këtij viti.

Pas 3 javësh tur në Shqipëri dhe jashtë saj, The Miss Globe 2024 do të shënojë sot finalen e madhe që organizohet në Tiranë. Me një super skenografi, Deliart Association shënon për të 21 vit, organizimin e garës globale të bukurisë nga një producent shqiptar.

52D3541B F32A 47BA AB96 E3B93A953294

Këtë vit kanë ardhur në Shqipëri përfaqësuese nga 43 vende të botës, të cilat konkurrojnë për kurorën shqiptare pasi një turi që ka zgjatur më shume se dy javë. Formula e përzgjedhur nga Petri Bozo për spektaklin e këtij viti ka qenë ,”Turizëm në çdo stinë”. Pikërisht në vitin e një boom-i të jashtëzakonshëm turistik, producenti me misionin e tij të përhershëm -atë të promovimit të Shqipërisë- ka menduar një tur nga Veriu, në Jug, Plavë e Guci për të theksuar që Shqipëria ka edhe bregdetin e jashtëzakonshëm, edhe malet e lumenjtë por edhe një turizm funksional, turistik, historik, kulturore e kulinor të çdo viti.

Me një eksperiencë të tillë dhe pas minikompeticioneve dhe aktiviteteve sociale me bukuroshet e botës, finalja do të organizohet sonte ne Tirane. Dy personazhe të njohur të botës së spektaklit, Eva Murati dhe Alban Xhihani do të jenë prezantuesit e një garë spektakolare ku nuk do të mungojnë asnjë detaj për ta kthyer në një mbrëmje spektakli me shume surpriza.

6248BF18 CECC 4E71 A00C 7EA1F42D890E

Sfilatat e vajzave janë konceptuar në 4 stinë dhe cdo performancë stinore, do të ofrojë edhe elementë skenikë të ndryshëm e cdo. Edhe kjo pjesë e spektaklit do të sjellë përveç stilistes dhe kuratores shqiptare Lilo Shehu edhe stilistit e njohur filipinas Louis Pangilinan, i cili është kujdesur për sfilatën e dimrit.

Gjithçka brenda një nate që natyrisht do ta ketë kulmin e vet, me nje tjetër bukuri botërore të shpallur në Shqipëri

Të ngjashme