Kryefjala Logo

Gjin Gjoni pas fitores së mandatit të katërt falenderon: “Kur pushteti u ngrit kundër votës, Lezha, Mirdita dhe Kurbini zgjodhen dinjitetin!”

17 Maj, 2025 | 8:41 pm

Deputeti i sapo shpallur i qarkut Lezhë Gjin Gjoni pas mbylljes me sukses të numërimit të votave në këtë zonë, shprehu falenderime dhe mirënjohje për të gjithë votuesit e djathtë që i dhanë Partisë Denokratike katër deputetë.
Postimi i plotë i Gjin Gjonit :”Në një garë të pabarabartë, përballë një makinerie të tërë shtetërore që përdori çdo mekanizëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve, demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës treguan vendosmërinë e tyre dhe fituan.

Kjo nuk ishte thjesht një betejë politike, por një përballje për vlerat, për lirinë e votës dhe për të ardhmen që ne besojmë.

Falenderoj nga zemra qytetarët e Lezhës Besëlidhjes, Mirditës Kapedanëve dhe Kurbinit të dinjitetshëm, që nga Zadrima në Mamurras e nga Shëngjini në Orosh zgjodhën të votonin si burra e burrnesha, duke ndëshkuar me votë diskriminimin, përçarjen dhe trarët që i ofroi kjo qeveri në 12 vite. Një falenderim zemre kam për strukturat e Partisë Demokratike dhe gardianët e votës në qarkun tonë, njerëz që dëshmuan integritet dhe korrektësi për t’u admiruar.

Të dashur qytetar fitorja është e juaja dhe kjo betejë nuk përfundon këtu, ne do ta vazhdojmë me më shumë forcë, për të garantuar një përfaqësim të denjë dhe për ta kthyer vullnetin e qytetarëve në ndryshim të vërtetë.
Faleminderit Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

a41c8e28 1e7a 413a 8188 f85e5cd5cf7d

Të ngjashme