Showbiz
Gala Copy paste me Robert Aliaj
27 Shtator, 2020 | 11:35 pm

Gala Aliaj është shpallur mbrëmjen e sotme fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë.Gala duket se i ka marre jo vetem ekstravagancen babait te saj por edhe zerin dhe deshiren per gara muzikore. Robert Aliaj ne vitet 80-te njihej per kenget e tij ne festivalet e asaj kohe.
Ajo ka mahnitur me talentin e saj jurinë, ku në çdo interpretim emocionte publikun. Ajo ka interpretuar këtë natë finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Robert Aliaj, si përkrahësi më i madh i saj gjatë gjithë rrugëtimit. Vetë Gala ka postuar momentin e fitores, duke u shprehur se është e pabesueshme për të.












































