Kryefjala Logo

Flamuri shqiptar ngrihet në “kryeqytetin e botës”. Mes shqiptarëve edhe kryetari i bashkisë së New Yorkut Eric Adams dhe ambasadori i Shqipërisë atje Ervin Bushati

28 Nëntor, 2024 | 12:14 am

Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri. Aq më tepër shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërisë, kanë veshur qytete e kryeqytete të botës me ngjyrat kuq e zi.

Në mes të kryeqytetit të botës në New York është mbajtur një festë për ngritjen e flamurit shqiptar. Të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë të New York Eris Adams, ambasadori shqiptar Ervin Bushati e personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina.

Festa ka qenë mjaft e bukur dhe fotografi i njohur Fadil Berisha është nderuar me një çmim mirënjohje nga Bashkia e New York. Ngritja e Flamurit në mes të New Yorkut është një vepër që lartëson emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

E7D5198D 663C 4273 8A18 894C9FA726FA7AC7ADBF B238 4025 A845 CBE8641C76D8D3B02DB5 E249 4E38 B8E1 DEACCC1492CC22F7D727 ACD8 4474 BFDB CA968A53C3C746C5CB32 60E8 433F ABDF A5C5C636880E0A2169F2 F2B1 4102 A918 183F289FEEA32E05AA03 D6D3 467C A879 3D101F0DC0AB665F4B76 58F2 41DF 9335 8F83FB0B634601801722 A5C0 4EE6 849B 68E4F842F24D

Të ngjashme