Showbiz
Festivali i Këngës 63-të do të prezantohet nga Enkel Demi dhe Ornela Bregu.Pjesë e votimit edhe Diaspora
11 Dhjetor, 2024 | 8:56 am

E teksa na ndajnë pak ditë nga nisja e edicionit të 63-të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, janë zbuluar zyrtarisht se kush do të jenë dy moderatorët.
Këtë vit moderimi i është besuar Enkel Demit si dhe Ornela Bregut, ndërsa në zonën ku do të jenë këngëtarët do të jetë Dalina Buzi. Festivali do të mbahet nga data 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Drejtoresha artistike e Festivalit do të jetë Elhaida Dani. Në këtë festival do të ketë një fitues të vetëm. Fituesi që më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Festivali i 63-t do të ketë edhe risi të reja, siç është votimi për herë të parë i diasporës, e cila do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese.
/Newsbomb.al/














































