Showbiz
Fejohet këngëtarja e njohur:”Përgjithmonë nis tani”
12 Dhjetor, 2024 | 8:47 am

Selena Gomez dhe Benny Blanco janë zyrtarisht të fejuar dhe lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja dhe aktorja ku ka ndarë në rrjete sociale një sërë fotografish ku duket tepër e lumtur teksa mban në gisht unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar.
Krahas postimit, Selena shkruan: Përgjithmonë nis tani.
Pas shumë fjalëve nëse ishin bashkë apo jo në 2023-shin,Selena e konfirmoi vetë atëherë kur shkruajti:”Ai është gjithçka absolute në zemrën time”












































