Kryefjala Logo

Egla Ceno flet për largimin e Heidit: U tregua e dobët

28 Tetor, 2024 | 10:53 am

Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

“U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

A1D9FBAC C50C 4B45 ABDA E2FF0B2A8FC2

Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë.

Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

22C75D27 6F08 4360 BB4A F29B7810B5EB

Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Të ngjashme