Lajme
Edi Rama në gjunj para Giorgia Melonit. Italianët komentojnë: Më e pakta që mund të bëjë, ka marrë miliona euro nga taksat tona për 9 emigrantë në Gjadër
16 Maj, 2025 | 5:11 pm

Me rastin e mbledhjes së shefave të evropës sot në Tiranë vëmendja e mediave të huaja është ndalur në kryeqytetin shqiotar dhe organizimin e këtij eventi. Mediave italiane nuk mund t’ju shpëtonte momenti kur kryeministrja e tyre Giorgia Meloni është pritur nga kryeministri i gjunjëzuar shqiptar Edi Rama. Megjithëse komenti i Melonit ishte : bën kete gjest që të duket i gjatë sa unë, ndryshe ishin komentet e italianëve në rrjet. Ku binin në sy sidomos në faqen e madhe sociale Fanpage të portalit më të madh italian me këtë emër. Mes tyre lexohej mendimi i shtetasve të Giorgia Melonit për gjunjëzimin e Edi Ramës, që komentuan mes të tjerash : “Patjetër i kemi dhënë pako me para për të mos bërë asgjë” ose : “Me gjithë paratë që i kemi dhënë për të bërë një hiç, do isha gjunjëzuar edhe unë”, një tjetër koment ishte : “Një miliard euro për të riatdhesuar 9 emigrantë. Nëntë!” Por edhe :”Sigurisht që do gjunjëzohet me aq shumë para që i kemi dhënë për disa qendra të padobishme emigrantësh”, ose : “Kemi dhuruar miliarda, jo vetëm të gjunjëzohet po te kthehet mbrapsht”.























































