Showbiz
Edhe Getinjo ka probleme me drejtësinë?!
15 Shtator, 2023 | 2:55 pm

Një tjetër artistë shqiptar duket se ka probleme me drejtësinë. Me shumë gjasë, reperi i njohur Getinjo është arrestuar. Kjo të paktën sipas vëllait të tij, Mozzik i cili lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. Mozzik kërkon lirinë e Getit. Ajo që të bie në sy është fakti se Getinjo nuk figuron më në rrjete sociale, pasi Instagrami i tij rezulton e deaktivizuar. Pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo ishte shfaqur në një fotografi në Instagram me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin: “Stop drogës. Kjo është CBD”.
Nuk e dimë nëse ai ka vërtetë probleme me drejtësinë, apo është thjesht ndonjë lojë e Mozzik, por kjo mbetet për t’u parë…









































