Showbiz
E përmendën shpesh në Prime,Olta Gixhari bën reagimin epik
12 Prill, 2023 | 2:27 pm

Mbrëmë u duk sikur Olta ishte ende banore e shtëpisë së Big Brother Vip Albania pasi emri i saj u lakua disa herë.
Në fakt jo vetëm mbrëmë por edhe ditë të tjera,banorë të ndryshëm e risjellin imazhin e saj në shtëpi.
Kush do zërë vendin e Oltës?Kjo është pyetja që bluan në mendjen e banorëve të mbetur duke treguar se me largimin e saj,mbeti vërtet një vend i rëndësishëm bosh që si ujqër po luftojnë ta zënë.
Dhe lidhur me këtë situatë dy fjalë i ka edhe aktorja Olta Gixhari e cila nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar:
“Realisht po mendoj që mund të fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë.Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shandet e mia”














































