Showbiz
E papritur! Konkurentja e Ferma Vip përjashtohet nga gara
3 Maj, 2026 | 7:42 pm

Një lajm i papritur ka habitur ndjekësit e “Ferma VIP”. Gara për çmimin e madh ka përfunduar për një nga banoret më të diskutuara të këtij edicioni. Bëhet fjalë për Malborën, e cila është skualifikuar nga ferma. Vendimi është komunikuar përmes një zarfi të ardhur nga produksioni, i cili surprizoi si banorët brenda, ashtu edhe teleshikuesit.
Sipas detajeve të bëra publike, në zarfin zyrtar u citua se arsyeja e këtij penalizimi është “shkelja e përsëritur e rregullave” gjatë qëndrimit të saj, përkundër se nuk ka pasur shkelje të theksuara të rregullores, fjalor, bullizim apo diçka të ngjashme nga ajo. Ky vendim tregon se Agai dhe produksioni nuk po tolerojnë më thyerje të rregullores në këtë fazë të lojës.










































