Lajme nga vendi
E FUNDIT/Prindërit dërgojnë të pajetë në spital djalin 13-vjeçar,dyshohet të jetë vetëvarur
20 Nëntor, 2021 | 8:19 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Raportohet se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar.
Sipas policisë, dyshohet se 13-vjeçari është vetëvarur në banesën e tij në fshatin Golem të Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.



















































