Kryefjala Logo

“Duhet të vesh syze”, plas debati mes Anxhela Peristerit dhe Andi Vrapit

21 Tetor, 2024 | 10:41 am

Herë pas here në jurinë e Kënga Magjike, juria ndan mendime të ndryshme, gjë e cila ka ndodhur edhe ditën e djeshme. Teksa një artiste e re Laura ka kënduar, gazetari Andi Vrapi ka thënë se veshja e saj duhet të shoqërohej me një performancë.

Por ka qenë fillimisht Sardi që ndante mendim të kundërt dhe më pas edhe Anxhela Peristeri, e cila ka thënë se i pëlqen performanca dhe ajo performoi aq sa e lejonte kënga. Andi duke mos qenë dakord sërish ka thënë: A po shohim të njëjtën gjë?

“Të njëjtën gjë po shohim Andi, po duhet të vesh syze”- ka thënë Anxhela.

“I kam syzet, por nuk besoj se pamë të njëjtën gjë. Gjithësesi suksese Laura se me Anxhelën dhe Sardin merremi më vonë”- ka përfunduar gazetari.

Të ngjashme